Flash News

DITARI POLITIK

Rama mburret me garën e bërë në rrugën e shtruar nga Berisha, Deliu 'i mban lojën'

Rama mburret me garën e bërë në rrugën e shtruar nga

'Dikush bën punën dhe dikush e shet si punën e tij', kjo është një panoramë e shpeshtë në vendin tonë e mundësuar nga ana e mazhorancës.

Para një dite (15 gusht 2023) kryeministri i vendit Edi Rama ndau në adresën e tij në Facebook një video ku po zhvillohej një garë në malin Sarisalltik në Krujë. Garë kjo e mundësuar vetëm nga rruga e shtruar vite më para  dhe e cila është bërë nga kryedemokrati Sali Berisha i cili aso kohe ka qenë kryeministër.

Por ja me çfarë shkrimi  e shiti këtë rrugë dhe video kryeministri Edi Rama: Gara e veçantë që ngjiti në malin Sarisalltik në Krujë plot 15 flamuj të ndryshëm shtetesh, si një tjetër “provë force” e turizmit shqiptar, potenciali i të cilit shtrihet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë që sapo ka nisur fluturimin, falë vitesh pune e këmbëngulje të madhe për të dalë nga humnera e 10 vjetëve më parë.

Për ta përforcuar liderin e tij, normale dhe deputeti socialist, Denis Deliu nuk do rrinte në heshtje. Ai ka postuar të njëjtën video me mbishkrim të Ramës, në adresën e tij në Facebook.

Rama mburret me garën e bërë në rrugën e shtruar nga
Denis Deliu

Mirëpo kjo rrugë Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik është inauguruar nga kryeministri i aso kohe Sali Berisha.

Kjo rrugë e cila të çon në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, ka një gjatësi 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe kushtoi rreth 343 milion lekë.

Rruga e Sarisalltëkut, është e njohur për pelegrinazhin e pandërprerë të mijëra besimtarëve e turistëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë.

Të fundit

Dosja

16 Qershor 2025, 10:26