Flash News

DITARI POLITIK

Reforma Zgjedhore shkakton tensione në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Reforma Zgjedhore shkakton tensione në Kuvend, deputetët e

Ka përfunduar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren, pasi qeveria refuzoi të ndryshonte Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.

Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

Të fundit