Flash News

DITARI POLITIK

Skandali ‘McGonigal’, maxhoranca shtyn interpelancën me Ramën më 2 mars, Braçe i bashkohet opozitës

Skandali ‘McGonigal’, maxhoranca shtyn interpelancën me

Kuvendi miratoi me votat e maxhorancës të shtyjë interpelancën me kryeministrin Rama më 2 mars.

Deputetët e opozitës janë shprehur kundrë vendimit, duke kërkuar që diskutimi për kërkesën e bërë të zhvillohet në seancën e sotme. Deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh që interpelanca në bazë të rregullores, bëhet menjëherë.

“Ju propozuat mocionit me debat më 2 shkurt dhe është protokolluar në 3 shkurt, që do të thotë se duhet zhvilluar brenda datës 2 mars. Kush është dakord që mocionit me debat, që i janë bashkuar interpelanca dhe pyetjet, do të zhvillohet më 2 mars? Miratohet!”, tha zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj.

Nga radhët e socialistëve, deputeti Erion Braçe ishte i vetmi që ngriti kartonin e kuq duke kundërshtuar maxhorancën. Seanca plenare edhe sot u shoqërua me debate dhe tensione, ku deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren pasi zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj i hoqi vazhdimisht të drejtën e fjalës demokratëve.

Të fundit