Flash News

DITARI POLITIK

Skandali 'McGonigal'/ Të enjten mocion me debat në Kuvend, 24 orë në dispozicion për diskutim

Skandali 'McGonigal'/ Të enjten mocion me debat në Kuvend,

Mocioni me debat me kryeministrin Rama i kërkuar prej thuajse tre javësh nga opozita, do të zhvillohet të njten më 2 mars në seancën plenare të radhës.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, konfirmoi për mediat mocionin me debat, teksa dha detaje nga zhvillimi i mocionit. Çdo deputet do të ketë në dispozicion10 minuta kohë për të folur, ndërsa debati do të zhvillohet për 24 orë.  

“Shpresoj dhe besoj se të gjithë partitë politike, grupet parlamentare, duhet të kuptojnë se Kuvendi është vend debati dhe foltorja nuk mund të merret peng për axhenda që nuk kanë të bëjnë me jetën e përditshme parlamentare. Çdo deputet duhet të përdorë foltoren për të folur, por nuk mund t’i mohohet askujt.

Ditën e enjte në 2 mars, ne kemi përcaktuar me vendim të seancës së kuvendit, mbajtjen e një mocioni me debat. Besoj se të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat. Po bëjmë përgatitjet tona. Besoj dhe shpresoj që mos të gjendemi me kërkesa të tjera procedurale që të pengojnë mbajtjen e këtij debati.

Çdo deputet do ketë 10 minuta kohë në dispozicion. Mos harroni që këtu kemi të bëjmë me një bashkim të disa kërkesave. Ju e dini se rregullorja e Kuvendit, pavarësisht se është interpelancë, i bashkon në një debat të vetëm. 24 orë janë mjaftueshëm për këdo dhe grup parlamentar. Është opinioni publik ai që na gjykon”, tha Balla.

Mocioni i kërkuar nga demokratët u refuzua disa herë nga maxhoranca, e cila po ashtu rrëzoi edhe kërkesën për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar përfshirjen e Ramës në skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Të fundit