Flash News

KRYESORE

Dua Lipa lë pas çdo angazhim vetëm për të mbështetur kunatat

Edhe pse kanë shumë pak kohë bashkë, duket se marrëdhënia e Dua Lipës me Anwar Hadid është disi e zyrtarizuar. Dua ka filluar të shoqërohet me familjarët e të dashurit të saj e sidomos me dy motrat e famshme Gigi dhe Bella Hadid.

Vetëm disa ditë më parë, Dua postoi një foto me familjen e Anwar dhe mbi foto shkruante: “Koha për familjen”.

Ndërkohë naga ana tjetër, ajo dhe Anwar kanë marrë pjesë në “ New York Fashion Week”  dhe më pas u larguan  në “London Fashion Week” për shfaqjen e ‘Burberry’ në të cilën sfilonin motrat Gigi dhe Bella Hadid.

Tashmë si pjesë e familjes së tyre, Dua nuk mund të mungonte në rreshtin e parë duke duartrokitur për ‘kunatat’ e saj.

Të fundit