Flash News

KRYESORE

E spërkatën me bojë, deputeti Ralf Gjoni: Nuk ka shans që të trembem! S’do e votoj në Parlament shkarkimin e Metës

E spërkatën me bojë, deputeti Ralf Gjoni: Nuk ka shans që

Ralf Gjoni i cili është betuar sot në Parlament  teksa ka marrë mandatin e deputetit të LSI-së, në një reagim për median është shprehur se ka marrë një përgjegjësi për të përmbushur vakancat.

Sa i përket spërkatjes me bojë nga një i ri sot pranë shtëpisë së tij, u shpreh se nuk ka shans ta trembë njeri.

“Ne thesht kemi marrë një përgjegjësi për të mbushur vakanca, për të mbajtur në këmbë Parlamentin që është zemra e shtetit. Nuk ka asnjë shansqë të trembem unë. Unë kam qenë pro shtetit dhe në momente të vështira si 21 janarit”.

Në tej ai tha se nuk do do ta votonte kurrë shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe se i ruan kujtimet e bukura nga angazhimi në LSI pranë tij.

“Unë kam aderuar pranë LSI dhe nga angazhimi pranë zotit Meta kam vetëm dashuri, kujtime që i kujtoj me fanatizëm dhe nuk i hedh poshtë çfarë kam kaluar.  Unë mund ta them qartazi dhe pa m’u dredhur syri që shkarkimin e zotit Meta nuk do ta votoja në parlament, jo në këto kushte”, tha Gjoni.

Sa i përket reformës zgjedhore ai u shpreh se do të prononcohet në vijim.

Vendi ka nevojë për një sistem zgjedhor. Sistemi aktual me lista të mbyllura është jo vetëm deformim i vullnetit të zgjedhësve por shkatërrimtar. Ka mbaruar koha ku partitë politike janë pronarë.

Unë kam qenë gjithmonë kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008. Duhet të krijojmë aleanca të forta brenda Parlamentit.  Unë nuk kam qenë për çizme dhe bojë, por për integrim. Kështu do hyjmë ne në BE?”, nbylli deklaratën për media Gjoni.

Të fundit