Flash News

E-TJERA

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Tërmet Peçi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, pa praninë e ndonjë avokati.

Më herët ish-kryebashkiaku i Bashkisë Tepelenë është pyetur në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.

Bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.

Të fundit