Flash News

E-TJERA

2 të vdekur dhe 7 të plagosur brenda 12 orësh në vendin tonë

2 të vdekur dhe 7 të plagosur brenda 12 orësh në vendin

Dy viktima dhe 7 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të shënuara 12 orët e fundit në rrugët e vendit.

Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Kuçovë-Belsh

Gjatë natës, një 37-vjeçar humbi jetën në një aksident në aksin Kuçovë-Belsh. Ai po udhëtonte si pasagjer në këtë makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Në këtë pikë të rrugës, shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat e anësore.

Përplasja ka qenë e fortë pasi mbrojtëset metalike kanë tejshkuar mes përmes makinën.

Shoferi dhe një 14-vjeçar që udhëtonte po ashtu si pasagjer morën lëndime pa rrezik për jetën.

Aksidenti me një të vdekur në aksin Shkodër-Koplik

Në Malësi të Madhe, një 77-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 24-vjeçar, banues në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja u shënua rreth orës 05:40 në aksin Shkodër – Koplik.

I moshuari sipas policisë po ecte në këmbë mori plagë të rënda të cilave nuk arriti tu mbijetojë. Drejtuesi i mjetit ndërkohë u ndalua nga Policia.

Aksidenti me 5 të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

5 anëtarë të një familje mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin përfundoi jashtë rrugës në aksin Levan-Tepelenë.

Të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore ndërsa raportohet se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit nisi punën për sqarimin e shkaqeve të aksidentit që u shënua pranë fshatit Buzëmadh.

Të fundit