Flash News

E-TJERA

23 shqiptarë të arrestuar për përfshirje në trafik droge në Gjermani

23 shqiptarë të arrestuar për përfshirje në trafik

Policia gjermane ka bërë bilancin e arrestimeve gjatë operacioneve antidrogë.

Pas fillimit të hetimit, oficerët ishin në gjendje të gjenin një pronë komerciale në zonën industriale Hasselt të Dyseldorfit si një e ashtuquajtur “qendër logjistike” dhe vend fjetje për “punonjësit”.

Gjatë kontrollit në maj, policia sekuestroi 110 kilogramë marijuanë dhe para të gatshme në vlerë prej 16 mijë eurosh. Aty u gjet dhe një 27-vjeçar shqiptar i cili më pas u arrestua.

Falë bashkëpunimit të mirë me zyrën e prokurorit publik, u identifikua gjithashtu një pronë komerciale në Düsseldorf-Heerdt, në kufijtë e qytetit të Neuss. Aty, oficerët mundën të konfiskonin 1100 bimë kanabis. Aty janë gjetur dhe arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç.

Një plantacion i brendshëm kanabisi me 2200 bimë u zbulua në Dessau (Saksonia-Anhalt) në tetor 2022. Aty dolën indikacionet e para të një bande që vepronte në nivel kombëtar.

Hetimet u kryen më pas edhe në Saksoninë e Ulët, Rhineland-Pfalz dhe Baden-Ëürttemberg. Aty u sekuestruan gjithsej tetë plantacione kanabisi me rreth 11,200 bimë. Gjithashtu, u arrestuan edhe 20 shqiptarë të tjerë.

 

 

Të fundit