Flash News

E-TJERA

26-vjeçarja përplas me makinë për vdekje të moshuarin

26-vjeçarja përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem.

Mësohet se makina me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit