Flash News

E-TJERA

3 makina përplasen në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

3 makina përplasen në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë.

Policia njofton se tre makina janë përplasur me njëra -tjetrën dhe si pasojë një person ka humbur jetën në vend.

Po ashtu, si shkak i aksidentit janë lënduar edhe tre persona të tjerë. 

“Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Të fundit