Flash News

E-TJERA

3-vjeçari ndërroi jetë në klinikën e tij, reagon mjeku: Zgjodhëm anestezi sepse kishte defekt në zemër

3-vjeçari ndërroi jetë në klinikën e tij, reagon

Një fëmijë 3-vjeçar ndërroi jetë pasi kishte shkuar tek stomatologu për të mjekuar dhëmbët. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, teksa prindërit e vogëlushit kanë denoncuar dentistin Roland Xhaxho.

Pas vizitës tek dentisti, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza dhe ka ndërruar jetë.

Mjeku Xhaxho ka reaguar përmes një deklarate, duke thënë se fëmija është marrë nga prindërit në gjendje të mirë. Sipas tij, aata kanë zgjedhur një tjetër mënyrë trajtimipasi fëmija ishte meprobleme në zemër.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, shprehet ai mes të tjerash.

3-vjeçari ndërroi jetë në klinikën e tij, reagon 3-vjeçari ndërroi jetë në klinikën e tij, reagon

Të fundit