Flash News

E-TJERA

“300 euro një dozë anestezie”, denoncimi i gjyshit: Paguam për më shumë doza

“300 euro një dozë anestezie”, denoncimi i gjyshit: Paguam

Guri Spahiu, gjyshi i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se mjeku Roland Xhaxho u kishte thënë se doza e parë e anestezisë kushton 300 euro dhe nëse ishte nevoja do paguanin një dozë tjetër.

Ai tha se sasia e narkozës që i ishte bërë nipit të tij ishte shumë e madhe.

"Mjeku na tha që doza e parë ishte 300 euro, paguam edhe për një dozë tjetër. Na tha që në fillim jepet  300 euro për narkozën e parë, dhe nëse do ketë nevojë për zgjatje narkoze do paguani përsëri, dhe kemi paguar sërish. Kur e çuam në QSUT, mjeku sa e pa, tha djali është në gjendje kome dhe e futi urgjent në intubim, shpejt t’i heqim narkozën e tepërt na thanë”, tregoi gjyshi i të miturit.

Të fundit