Flash News

E-TJERA

34-vjeçari i plagosur në Tiranë, emër i lidhur me atentatin e 2018-ës ku u përfshi edhe Santiago Malko

34-vjeçari i plagosur në Tiranë, emër i lidhur me

Një 34-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së martës në Tiranë, pasi u qëllua me armë zjarri në këmbë gjatë një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:55 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se paraprakisht bëhet fjalë për një sherr të çastit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e autorit/ve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Emri i 34-vjeçarit është i njohur për autoritetet, pasi ai rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të rëndë të vitit 2018 në zonën e Kinostudios në Tiranë. Në atë atentat, ku dyshohet si i përfshirë edhe ish-efektivi Santiago Malko, 34-vjeçari mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal.

Më pas, Malko u vra në një atentat tjetër në vitin 2019 në Tiranë, ndërsa ngjarja e 2018-ës mbeti ndër dosjet më të përfolura të konflikteve kriminale të asaj kohe.

Të fundit