Flash News

E-TJERA

5 kg heroinë në çantë, arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen surprizën në banesë

5 kg heroinë në çantë, arrestohet shqiptari në Itali,

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 5 kg heroinë.

Oficerët e Antidrogës kishin disa kohë që e ndiqnin 36-vjeçari. Ai u vu në pranga teksa parkoi skuterin pranë pyllit me pisha në ‘Punta Marina’ dhe u nis drejt pemëve duke mbajtur një çantë shpine, me nëntë pako heroinë, gjithsej 5 kg drogë.

Me të parë policët, shqiptari ka hedhur çantën e shpinës dhe tentoi të arratisej, por është ndaluar dhe arrestuar.

Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë u sekuestruan 13 mijë euro kesh, që dyshohet se ishte fitimi i aktivitetit të trafikut të drogës.

Të fundit