Flash News

E-TJERA

50 vite në skenë, Shkurte Fejza: “Mora fjalë” është kulmi i suksesit, kënga na ka mbajtur gjallë

50 vite në skenë, Shkurte Fejza: “Mora fjalë”

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza me një karrierë 50-vjeccare në skenë ka folur për eksperiencën e saj si artiste si dhe për këngën “Mora fjalë” që tashmë për shqiptarët është kthyer në himn.

E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se këtë këngë e ka bërë në bashkëpunim me kompozitorin Naim Gjoshi duke shtuar se bashkëpunimet me shqiptarët kanë qenë sukses për të.

“Këngën “Mora fjalë” e kemi dhuratë nga kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi. Me Gjoshin unë bashkëpunojë prej 30 vitesh. Puna e Naimit u shpërblye më këtë këngë. Kënga “Mora fjalë” është kulmi i suksesit. Jam shumë e lumtur që e këndojnë të gjithë. Kjo këngë ka dalë në vitin 2003. Ka 20 vjet. Unë kam bashkëpunuar  që nga ’90 me kompozitorët e Shqipërisë, e mbase kombinimi ka bërë këto këngë të bukura. Janë 50 vjet një skenë, është një jetë e tërë. Gjithçka është e bukur, ka sakrificën. Kemi kaluar periudha të vështira.

Kënga na ka mbajt gjallë. E kam ndjerë si detyrime e kemi kaluar periudha të vështira. Jam mundu që këngët e mia t’i lidh me periudha të vështira që i kemi prek. Tani që jemi të lirë, në saje të gjithëve që dhanë jetën, sikur po marrim frymë lirshëm. Gjithmonë mendojmë se po bëjmë më pak se po bëjmë. E bukura e koncerteve është kur këndohen këngët tua”-tha ajo.

Të fundit