Flash News

E-TJERA

A do kandidojë si deputet? Stresi: Kam një objektiv, do jem në terren afër popullit

A do kandidojë si deputet? Stresi: Kam një objektiv, do jem në

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili kandidon për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka folur për angazhimin e tij krah partisë më të madhe opozitare ndër vite.

Në një intervistë për A2CNN, Stresi tregoi nëse kishte synim të kandidonte si deputet. Reperi u shpreh se ka një objektiv dhe se do të jetë krah të gjithë të rinjve shqiptarë nga veriu në jug.

“Nuk kam ardhur për një katapultë në politikë. Këtë përgjegjësi e kam marrë vetë. të jem afër të rinjve. Unë vij nga rruga, nga jeta reale, nga muzika dhe më së shumti e di unë se çfarë do rinia. Kam një objektiv timin, të cilin do ta realizoj edhe jam këtu sot, kandidoj për Këshillin Kombëtar, për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe shpresoj të gjithëve. Unë do merrem me të gjithë e rinjtë demokratë nga Tropoja deri në Sarandë”, deklaroi Stresi.

Ai tha se politika zhvillohet si nga zyra ashtu edhe në terren, duke theksuar se vetë ai do t’iu afër qytetarëve në kauzat e tyre.

“Ka dy lloj politikanësh mendoj unë. Janë ata në zyrë, janë ata në terren, janë ata që janë shumë afër popullit dhe unë mendoj që do jem në terren afër popullit siç e thashë dhe i bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë kudo që janë anë e mbanë Shqipërisë, diasporës, të kthehen tek foleja e tyre, tek Partia Demokratike. Jemi një familje gjithmonë në familje ka mos pajtime po kjo është familja. I ftoj të gjithë edhe ata që kanë ikur nga Partia Demokratike, të rinjtë të kthehen tek foleja, sepse jemi gati dhe do kthehemi shumë fuqishëm”, tha Berisha.

Të fundit