Flash News

E-TJERA

A e shkel Kodin Zgjedhor aplikacioni “Aktiv1sti”? Përgjigjet Celibashi

A e shkel Kodin Zgjedhor aplikacioni “Aktiv1sti”? Përgjigjet

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi mbajti një konferencë për shtyp, ku u pyet nga gazetarët për “Aktiv1stin”. Ky aplikacion ka ngjallur pasiguri tek qytetarët sepse detyrohen të marrin pjesë në të.

Denoncime të shumta kanë ardhur nga punonjës të sektorëve publikë, të cilët thonë se janë detyruar nga qeveria që të regjistrohen në këtë aplikacion dhe të shpërndajnë lajmet e postimet që bën kryeministri Edi Rama, me qëllim për të rritur aktivitetin në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë gjë, Celibashi u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim dhe nuk ka ankimin, por nëse ndodh e kundërta atëherë do të vlerësohet nëse ka shkelje ose jo.

“Në KQZ nuk është paraqitur asnjë kërkesë, asnjë denoncim apo ankim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të them asgjë, por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit do ta vlerësoj nëse ka shkelje të ligjit apo jo, sjelle të partive apo edhe të institucioneve”, u shpreh Celibashi.

Të fundit