Flash News

E-TJERA

“A është këtu ajo shqiptarja”, kreu i Senatit italian kryqëzohet pas gafës me Jorida Tabakun

“A është këtu ajo shqiptarja”, kreu i Senatit italian

Takimi i fundit i organizuar nga Senati italian është vendosur në qendër të kritikave. Shkak është bërë gafa e kreu të Senatit me deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Gjatë takimit ku u diskutua për emigracionin, Ignazio la Rusa nuk e kuptoi që mikrofoni ishte i hapur dhe dëgjohet të thotë: “A është ende shqiptarja këtu?”, duke iu referuar Tabakut.

Më pas, duke kujtuar për një çast se ishte ulur në pozicionin më të lartë të Palazzo di Madama si zyrtari i dytë më i madh shtetëror, mori një qëndrim dhe një gjuhë më të përshtatshme.

“Përfitoj nga rasti të përshëndes të nderuaren Tabaku, kryetare e komisionit për integrimin europian të Kuvendit të Shqipërisë i cili i shoqëruar nga një delegacion po na viziton”, tha ai. Megjithatë, duartrokitjet në sallë nuk e mbuluan gafën e La Russa-s në Senat.

Tabaku ndodhet në Itali për një vizitë institucionale për të diskutuar mbi menaxhimin e flukseve migratore dhe perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër takimet institucionale në rendin e ditës, pjesëmarrja në një seancë të Senatit.

La Russa ngjalli kritika për shkak të etiketimit që i bëri Tabaku si “shqiptare”.

Të fundit