Flash News

E-TJERA

A ishte pozicion i rregullt? Bëhet viral goli i anuluar i Mujës

A ishte pozicion i rregullt? Bëhet viral goli i anuluar i Mujës

Mbrëmjen e djeshme kombëtarja bëri krenar çdo shqiptar, duke dhuruar një spektakël golash që çoi në fitimin e ndeshjes me Çekinë në “Air Albania”.

Për veç festës së madhe që u krijua nga kjo fitore ajo që do të ngelet peng për të gjithë është anulimi i një super goli nga Arbnor Muja i cili do ta çonte rezultatin në 4-0.

VAR vendosi ta anulonte atë gol por ky vendim ka hapur polemika të shumta duke e quajtur të padrejtë pasi gjithçka ishte e rregullt.

Ky anulim ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale ku kanë shpërndarë golin dhe  shkruajnë se ku ishte pozicioni jashtë loje ose se çfarë janë ato vija të vendosura në ripërsëritjen e aksionit.

Të fundit