Flash News

E-TJERA

“A ndjeni përgjegjësi personale”, Karçanaj ‘kyç gojën’ para gazetarëve kur pyetet për skandalin e AKSHI-t

“A ndjeni përgjegjësi personale”, Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qëndruar për disa orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në dalje të saj, gazetarët i kanë drejtuar disa pyetje Karçanajt, lidhur me hetimet në kuadër të skandalit me AKSHI-n.

“A ndjeni përgjegjësi personale mbi atë se çfarë ka ndodhur me AKSHI-n? Zonja ka pretenduar se nuk e kemi pyetur për ngjarjen. A mund të na e sqaroni pozicionin tuaj?”, ishin disa nga pyetjet e që i drejtoi gazetarja Klodiana Lala.

Karçanaj zgjodhi të heshtë përballë gaetarëve, ndërsa e vetmja që u përgjigj ishte avokatja e saj, e cila iu tha gazetarëve që Karçanaj do të flasë kur ta shoh të arsyeshme.

Të fundit