Flash News

E-TJERA

A u dekonspirua ‘Plumbi i artë’? Gazetarja: Grupet kriminale u bënë gati pas rrëfimit të Dumanit

A u dekonspirua ‘Plumbi i artë’? Gazetarja: Grupet kriminale u

Operacioni i bujshëm i këtij viti, ‘Plumbi i artë’ u përfol se u dekonspirua nga efektivë policie, ndërsa me dëshminë e Nuredin Dumanit u arrestuan disa persona.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në ‘Open’ në ‘News24’ tha se nuk kishte arsye që operacioni të dekonspirohej dhe me arrestimin e Dumanit, grupet kriminale ishin bërë gati që ai mund të rrëfente krimet.

“Ka pasur informacione se grupe kriminale e kanë parapritur se ai mund të fliste për histori qw ishte përfshirë. Nuk kishte arsye që të dekonspirohej. Policia tha; kemi arrestuar Nuredin Dumanin. Bosë të krimit që kishin pasur marrëdhënie e kontakte me Dumanin, po merrnin masa.

Dëshmitë e Dumanit nuk janë publikuar para se të firmoseshin urdhër-arreste, kanë dalë më vonë. Dëshmitë e Dumanit që kanë dalë, kanë qenë pjesë e një procesi gjyqësor për ata perona që i ishte dhënë masa ‘arrest me burg’. Ishte vendim që iu ishte ndarë shumë palëve. Duhet të jemi korrekt me publikun. Në bazë të ligjit, prokuroria, kur e detyron avokatin të ruaj sekretin, është i detyruar të japë provat për të mbrojtur klientin”, tha ajo.

 

Të fundit