Flash News

E-TJERA

Administrata Tatimore thirrje bizneseve: Kujdes! Individë të paautorizuar po prezantohen si punonjës Tatimorë

Administrata Tatimore thirrje bizneseve: Kujdes! Individë të

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të tregojnë kujdes me disa persona të paautorizuar të cilët po mashtrojnë duke u prezantuar si punonjës të Tatimeve.

DPT në njoftimin e saj sqaron se si mund të identifikohen punonjësit e vërtetë të Tatimeve, duke përfshirë bexhin e punonjësit, urdhrin e firmosur nga drejtori e deri tek uniformat dalluese.

Njoftimi i DPT:

Administrata Tatimore njofton se ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

“Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

Të fundit