Flash News

E-TJERA

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagoset një grua

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, plagoset një grua

Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lushnje-Fier në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Mësohet se një automjet tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë përgjatë rrugës. Nga përplasja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital një grua rreth 65 vjeçe ndërsa drejtuesja e mjetit nuk ka pasur probleme.

Policia e qarkullimit rrugor mbërriti në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa po merret dhe me disiplinimin e trafikut rrugor tepër të ngarkuar.

 

Të fundit