Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Mamurras-Fushë Krujë, “Benzi” përplaset me murin rrethues, ndërron jetë shoferi

Aksident i rëndë në Mamurras-Fushë Krujë,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Mamurras-Fushë Krujë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues e për pasojë ka humbur jetën.

Mjeti ishte duke udhëtuar në aksin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë, ndërsa fillimisht shoferi, i cili nuk është identifikuar ende, u transportua me ambulancë në spital, shkruan ABC. 

Mësohet se drejtuesi humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagëve të marra. Pritet informacion zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Të fundit