Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën 62-vjeçari

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht. 

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 62-vjeçari në fshatin Tren, në Bashkinë Devoll.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit