Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Kuçovë-Belsh, mjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën, humb jetën pasagjeri

Aksident në aksin Kuçovë-Belsh, mjeti del nga rruga dhe

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kuçovë-Belsh. Mjeti i drejtuar nga K. K., 22 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është përplasur me barrierën metalike të rrugës.

Nga përplasja ka ndërruar jetë në vendngjarje, U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet.

Drejtuesi 22-vjeçar pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu, pasagjer ka qenë edhe një 14-vjeçar i cili pas vizitës mjekësore, ka rezultuar pa probleme dhe është larguar në banesë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit