Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen rëndë dy adoleshentë

Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen rëndë dy

Një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë.

Raportohet se dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur, pasi motoçikleta ku udhëtonin është përplasur me një automjet.

Për shkak të përplasjes së fortë dy adoleshentët, kanë fraktura të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë dy djem banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

 

 

Të fundit