Flash News

E-TJERA

Aksident në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor në Itali i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00.

I riu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli, ndodhej në pjesën e pasme të një makine tip Mercedes, kur automjeti është përplasur me një Toyota të drejtuar nga një grua.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë të dy makinat janë përfshirë më pas edhe në përplasje me disa mjete të parkuara në rrugë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, përfshirë ambulancën, zjarrfikësit dhe karabinierët. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital pak pas mbërritjes.

Shoferja e Toyota-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedesit kanë pësuar lëndime të lehta. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

 

Të fundit