Flash News

E-TJERA

Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht 38-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht  38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e djeshme në Modena të Italisë. Mësohet se viktima është  Saimir Gjoka.

Sipas mediave italiane makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë duke dalë nga rruga.

Pas përplasjes shqiptari ka humbur jetën në vend. Nga ky aksident është plagosur edhe shoferi i mjetit tjetër një 55-vjeçar i cili ka marrë plagë të lehta.

Për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Policia rrugore ka nisur hetimet pasi në makinën e viktimës janë gjetur mallra të dyshimte dhe një çantë plot me para.

Policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.

Të fundit