Flash News

E-TJERA

Aksident në Korçë, mjeti përplas për vdekje 14-vjeçaren

Aksident në Korçë, mjeti përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë, Mjeti tip “Opel” ka përplasur për vdekje një 14-vjeçare në aksin Korçë-Bilisht.

14-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga mjeti.

“Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin, ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit