Flash News

E-TJERA

Vrau policin në Fier, përpallet me drejtësinë Azgan Mërnica

Vrau policin në Fier, përpallet me drejtësinë Azgan

Do të dali sot para gjykatës së Fierit, Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili mesditën e 13 majit, ekzekutoi me armë zjarri efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenaliajn.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Baltëz të Fierit, pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit.

Sipas informacioneve Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën se kush do kalonte i pari me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

Arratia e tij në fshatrat e Fierit mori fund pas 70 orësh, ku familjarët e të riut vendosën ta dorëzojnë në polici.

 

Të fundit