Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Burimet për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 40-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetetit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës. Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.

Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës./abcnews.al/

Të fundit