Flash News

E-TJERA

Aksident në Milot-Mamurras/ Makina ra në kanal, humbin jetën dy persona; dyshohet për një të tretë, ende s'është gjetur

Aksident në Milot-Mamurras/ Makina ra në kanal, humbin jetën dy
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras. Viktimat janë Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, mjeti tip “Toyota” doli nga rruga dhe ra në një  kanal me ujë. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe errësira.

"Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip "Toyota" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dyshon se bashkë me viktimat ka qenë dhe një person i tretë, por ende nuk është gjetur. Nisur nga këto dyshime, po vijojnë kërkimet në kanalin me ujë.

Të fundit