Flash News

E-TJERA

Aksident në qendër të Fierit, shoferi i “Porsche” heq targat dhe tenton të largohet

Aksident në qendër të Fierit, shoferi i “Porsche” heq

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në qendër të Fierit, ku një automjet tip “Porsche” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me dy makina të parkuara në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të tre automjetet. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i “Porsche”-s ka tentuar të largohet menjëherë pas aksidentit, madje duke hequr edhe targën e mjetit për të shmangur identifikimin.

Përpjekja e tij për t’u larguar është ndalur nga ndërhyrja e qytetarëve të pranishëm, të cilët e kanë penguar derisa në zonë ka mbërritur një patrullë policie. Forcat blu kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Të fundit