Flash News

E-TJERA

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, tre të plagosur

Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, tre të

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit