Flash News

E-TJERA

Aksident në Thumanë, plagosen dy shqiptarë të Kosovës

Aksident në Thumanë, plagosen dy shqiptarë të Kosovës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës.

 Dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit