Flash News

E-TJERA

Aksident pranë tunelit të Kalimashit, 2 të vdekur

Aksident pranë tunelit të Kalimashit, 2 të vdekur

Një aksident me dy viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Sipas policiës, një autobot është përplasur me dy makina, e si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre të tjerë.

"Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Të fundit