Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë, shefi i qarkullimit: Dyshohet se fajtor ishte shoferi i autobusit, i është bërë testi i drogës

Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë, shefi i qarkullimit:

Shefi i qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka, është shprehur se i dyshuari kryesor deri më tani për aksidentin ku u përfshi një urban i linjës së “Unazës”, është vetë shoferi i urbanit.

I ftuar në Neës 24, ku tha se shoferi i urbanit ka thënë se ka qenë jokoshient për momentin e ngjarjes, pasi sipas tij ai kishte pretenduar se vuante nga një sëmundje. Kjo ka bërë që shoferit t’i bëhet edhe testi i drogës.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga drejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksident u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh Gjoka.

 

Të fundit