Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, mes 4 viktimave edhe solisti i teatrit kombëtar të Operas

Aksidenti në Maqedoninë e Veriut, mes 4 viktimave edhe solisti i

Tragjedia e rëndë në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës në Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist i teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit në Maqedoninë e Veriut.

Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i njohur për interpretimet në produksionet belkanto, duke fituar reputacionin e një “baritoni italian me ngjyrë kadifeje të zërit”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar mbi 15 role kryesore në opera të njohura botërore, përfshirë “Nabuço”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Të fundit