Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik në Durrës, 8-vjeçari i shtruar te Trauma jashtë rrezikut për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, 8-vjeçari i shtruar te Trauma

8-vjeçari që mbeti i plagosur nga tragjedia e një dite më parë në lagjen nr. 15 në Durrës, ku u aksidentuan për vdekje dy fëmijë, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të plagosurit, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë me dije se i mituri i plagosur pritet të kalojë në pavion dhe do të vijojë të ndiqet për të trajtuar dëmtimet e marra.

Kujtojmë se fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin kur mjeti tip “Benz” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, 57-vjeç, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara

Sot, policia konfirmoi se autori i dyshuar ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa më herët atij i ishte pezulluar dy herë patenta për konsumim alkooli dhe tejkalim shpejtësie. 

Në total në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit.

 

Të fundit