Flash News

E-TJERA

Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy fëmijë, një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Durrës, humbin jetën dy fëmijë,
Foto nga vendi i ngjarjes

Thellohet bilanci i viktimave në Durrës, ku një makinë përplasi disa fëmijë teksa ishin duke luajtur në zonën e Kënetës, në Durrës.

Paraprakisht, raportohet se dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmijët, kanë qenë duke luajtur në lagje, kur automjeti që lëvizte me shpejtësi i ka përplasur.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit