Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës, gjykata vendos "arrest në burg" për autorin

Aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës, gjykata
Nikoll Radaçi në kafazin e qelqtë gjatë seancës gjyqësore

Nikoll Radaçi është lënë në burg për veprat penale ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen’, ‘Drejtimi i mjetit në gjendje të parregullt’ dhe ‘Largimi nga vendi i ngjarjes’.

Autori i aksidentit me pasojë vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri nuk foli asnjë fjalë teksa qëndronte në kafazin e qelqtë.

Avokatja mbrojtëse tha se 57-vjeçari është në gjendje të rënduar emocionale dhe se ka shprehur pendesë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku Radaçi në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin me shpejtësi të lartë, përplasi për vdekje 3 fëmijë, dy prej të cilëve ndërruan jetë. Pas aksidentit, autori u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar më pas nga policia.

 

Të fundit