Flash News

E-TJERA

Aksion blic në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/ Sekuestrohen mjete prerëse të improvizuara

Aksion blic në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit/ Sekuestrohen mjete

Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, kontrolle të befasishme në burgun e Fierit, Vlorës dhe Peqinit.

Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.

Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta.

Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit