Flash News

E-TJERA

Aksioni për ndërtimet pa leje/ Ardi Veliu i pakënaqur me vartësit, zbardhet mesazhi që iu çoi

Aksioni për ndërtimet pa leje/ Ardi Veliu i pakënaqur me

Policia e Shtetit pritet të jetë krah IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje, por edhe procedimin e personave që kanë shkelur ligjin.

Në lancimin e operacionit “Bregdeti ynë”, kryeministri Edi Rama i bëri apel atyre që kanë ndërtuar pa leje t’i shembin vetë që mos përballen me Kodin Penal, por sipas të dhënave nga terreni reagimi ka qenë i pakët.

Ndërkohë, ndonëse ndërhyrja u bë publike vetëm të martën, puna e policisë ka nisur më herët ndërsa Euronews Albania ka mësuar se drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përmes një mesazhi dërguar drejtuesve të uniformave blu në qarqe ka kritikuar punën e këtyre të fundit në këtë drejtim.

“Në vijim të udhëzimeve të telegramit mbi ndërtimet pa leje, jam i zhgënjyer nga ju. Është e paimagjinueshme që drejtori si Shkodra apo Vlora në raportimet ditore thonë se nuk ka ndërtime pa leje në zonat bregdetare”, citohet të ketë thënë Veliu.

Ndërkohë paligjshmëria në zonat bregdetare dyshohet se ka ardhur për shkak të tolerimeve nga zyrtarët e policive lokale, ndaj burime për Euronews Albania bëjnë me dije se SHÇBA po heton mbi 20 dosje për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ky fakt u konfirmua edhe nga drejtori i shërbimit, Muhamet Rrumbullaku, i cili në prani të kryeministrit Rama foli për konkretizime të procedimeve. Me punën e policisë i pakënaqur u shpreh edhe kreu i qeverisë në prezantimin e Ajet Zyberit si drejtor i ri i IKMT-së, për të cilët tha se evidentojnë ndërtime pa leje në fshatra të humbura dhe jo në zona bregdetare apo të mbrojtura.

Të fundit