Flash News

E-TJERA

“Aktiv1st” shkel mbrojtjen e të dhënave personale: Mjet antikushtetues për abuzim zgjedhor

“Aktiv1st” shkel mbrojtjen e të dhënave personale: Mjet

Aplikacioni “Aktivisti” po shihet me shumë skepticizëm, ku shumë e konsiderojnë si një vazhdim të të partonazhismit, që krijoi shumë polemika në zgjedhjet e vitit 2021.

Çdo qytetari iu bënë publike të dhënat personale, adresa, ditëlindja, ID etj, një shkelje e privatësisë së çdo individi, raporton BIRN. Por pavarësisht polemikave, qeveria mohoi të ketë shkelje të dhënash në aplikacionin “Aktiv1st”, por theksoi se përdoret thjesht si një mekanizëm komunikimi.

Megjithatë rregullat e përdorimit të këtij aplikacioni lënë dyshime, pasi përdoruesi duhet të pranojë të vendosë të dhënat, por pa ju dhënë arsyeja e këtij veprimi. Gjithashtu nuk është specifikuar metoda e mbledhjes së informacionit, sa kohë do të ruhet ose nëse do të shpërndahet në palë të treta.

Kështu është shkelur neni 18 i ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale.

Eksperti ligjor Rigels Xhemollari, i cili drejton Rezistencën Qytetare, tha për BIRN: “PS nuk informon personat që marrin pjesë për qëllimin e marrjes, përpunimit, kohëzgjatjes apo dërgimit të palëve të treta të këtyre të dhënave”.

“Aktiv1st” cenon liritë civile, është një mjet presioni politik, krijon një mekanizëm antikushtetues për vlerësimin e zyrtarëve publikë dhe mbetet një mjet abuzimi zgjedhor”, tha Instituti Shqiptar për Studime Politike.

Të fundit