Flash News

E-TJERA

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen dhunën e forcave izraelite: Qëlluan me armë dhe na rrahën në grup

Aktivisti Baki Goxhaj rrëfen dhunën e forcave izraelite: Qëlluan

Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar i cili ndodhej në flotiljen “Sumud” me mision humanitar drejt Gazës, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar pasi u kapën dhe u dhunuan nga forcat izraelite.

Në një lidhje direkte nga Rinasi për Top Channel, Goxhaj tregoi se izraelitët përdorën dhunë, madje në një rast, kanë qëlluar edhe me armë.

“Një nga anëtarët e anijes sime e qëlluan me armë në këmbë dhe pas një plage të madhe u detyruan ta merrnin që ta mjekonin gjatë natës. Pas dy ditësh mbërritëm në port dhe na nxorën në mënyrë të dhunshme nga anija. Mua më mbajtën të fundit dhe bënë të njëjtën gjë duke më rrahur në grup, njëjtë si të tjerët më parë”, tha aktivisti.

Sa i përket videos virale ku ministri izraelit u shfaq duke dhunuar aktivistët, Goxhaj tha se kishte dëshmitar i dhunës së ushtruar nga ai.

“Më pas na çuan në tendë, ku siç duket në video është i pranishëm edhe ministri. Unë isha aty i lidhur me ballin tonë dhe e pashë me sytë e mi ministrin dhe isha dëshmitar i dhunës. Ai foli hebraisht, nuk e kuptuam, por kishte thirrje “Free Palestine” dhe ata që e bënë u rrahën. Nuk na lejohej të shikonim anash apo të ngrinim kokën dhe na thoshin të qëndrojmë vetëm drejt. Nuk u ndjeva i rrezikuar për jetën, por ata nëse ndjehen të rrezikuan, qëllojnë. Nuk e bëjnë të madhe”, u shpreh Goxhaj.

Aktivisti tregoi se gjatë procedurave të regjistrimit janë pyetur nga autoritetet izraelite, se pse po përpiqeshin të thyenin ligjin izraelit.

“Kaluam një procedurë regjistrimi, ku kishte kamera. Nuk pati dhunë ndaj nesh, por kur kalonin ushtria apo policia, ishin më pak të sjellshëm. Dhamë arsyet pse ishim aty dhe një nga pyetjet ishte: “Pse përpiqesh të thyesh ligjin izraelit?” U përgjigja: “Ne nuk përpiqemi të thyejmë ligjin. Rrethimi i Gazës është i paligjshëm dhe është e drejta jonë të përpiqemi ta ndryshojmë. Jemi në të drejtën tonë për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza”, tha ai.

Të fundit