Flash News

E-TJERA

AKU tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO”, dyshime për nivele të larta toksinash myku

AKU tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO”, dyshime

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, të tregtuara në supermarketet “Rossmann & Lala”, pas konstatimit të niveleve mbi normat e lejuara të mykotoksinave.

Sipas njoftimit zyrtar, alarmi është dhënë fillimisht nga kompania gjermane “Dirk Rossmann GmbH”, e cila ka kërkuar tërheqjen parandaluese të produktit për shkak të pranisë së toksinave të mykut.

Produkti i prekur është:

EnerBiO Dinkel Waffeln Natur
EAN: 4305615676876 / DAN 055700
Datë skadence: 18.01.2027
AKU bën me dije se subjekti importues ka nisur menjëherë tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat e shitjes, pavarësisht lotit apo afatit të skadencës.

Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse e kanë blerë produktin, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë marketeve ku e kanë marrë, ndërsa vijojnë verifikimet përkatëse lidhur me rastin.

Njoftimi:

 Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut. 

Të dhënat e produktit:

Emri I Produktit :EnerBiO Dinkel ëaffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700 

Datë skadence : 18.1.2027

Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes. 

Të fundit