Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Berishës, gazetari: Po përpiqen t'i mbyllin gojën opozitës

Akuzat ndaj Berishës, gazetari: Po përpiqen t'i mbyllin

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, është shprehur se akzuat ndaj kreut të PD-së janë të drejtuara nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu ai shtoi se po kërkojnë që t’i mbyllin gojën Berishës dhe të përqendrojnë vëmendjen në këtë dosje deri në 2025-ën.

 “Të gjitha këto, nëse kishte vullnet politik që të veproresh kundra Berishës  sepse po bëhej pak i bezdisshëm. Kishte kohë që çfarëdo që thoshte ai dilte. Foli për inceneratorët, doli. Foli për portine  Durrësit, doli. Foli për zgjedhjet e 14 majit, doli, e nxorri vet OSCE-ODIHR. Sot kjo drejtësi nxjerr pa pikë kompleksi një dosje që po i ndërrosh emrat është fill e këput dosja  e portit të Durrësit. Këtu nuk shkon SPAK të hetojë, dhe shkon të hetojë për diçka të vitit 2008. Pse jo, drejtësia në këtë rast asnjë të mos shpëtojë.

Habitesh sesi SPAK-u, të cilit i ka ardhur kjo ankesë në vitin 2020 nga Taulant Balla, pikërisht pas tre vitesh bën një arrestim me bujë në një kohë që ka 15 vjet që fare mirë Malltezi mund të ishte larguar, mund të kishte vënë nën  presion dëshmitarët.

Do të kemi një vëmendje deri në 2025-ën një vëmendje të përcaktuar tek dosja ‘Berisha’  që edhe sikur të mos dënohet Berisha këta një qëllim e arritën. Nuk janë më në një situatë këta që kërkojnë drejtësi, këta kërkojë thjeshtë t’i mbyllet goja një personazhi që ka vite që po i bezdis .”, tha Burimi.

Të fundit