Flash News

E-TJERA

Akuzat ndaj Berishës, Lela: Akt hakmarrjeje politike, kthen Shqipërinë në vitet 44-48

Akuzat ndaj Berishës, Lela: Akt hakmarrjeje politike, kthen

Drejtori i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela i ka konsideruar akt hakmarrje politke akuzat ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Lela shkruan se procedimi i Sali Berishës, ish-President, ish-Kryeministër dhe, për më shumë, shef i opozitës, e kthen Shqipërinë në vitet e errëta 44-48, kur kundërshtarët politikë dënoheshin e më pas i jepeshin gjyqit të ‘pushtetit popullor’.

Reagimi i plotë:

Njolla e turpit

Procedimi i Sali Berishës, ish-President, ish-Kryeministër dhe, për më shumë, shef i opozitës, e kthen Shqipërinë në vitet e errëta 44-48, kur kundërshtarët politikë dënoheshin e më pas i jepeshin gjyqit të ‘pushtetit popullor’. Shkelja e Kushtetutës dhe akuza qesharake për Berishën, duke mos respektuar as të njëjtën procedurë të ndjekur për deputetët çapaçulë të Ramës, e hedh në erë përpjekjen për ta bërë aksionin të duket si rivendosje drejtësie. Eshtë një akt hakmarrjeje politike, një kaps juridik, një non sens shoqëror.

Ka vetëm një mësim prej gjithë kësaj: targetuesit duhen targetuar. Përndryshe do të vijnë për secilin e për të gjithë. Përndryshe do të jetë shumë vonë.

 

Të fundit